Vajza e presidentit kolumbian do që të vazhdojë luftën me administratën Trump për çështjen e dëbimeve që përfundoi me fitoren e presidentit amerikan.
Në postimin e saj në X, Andrea Petro paralajmëroi se Kolumbia do të kthejë në SHBA çdo amerikan që vjen për turizëm seksual, për çdo kolumbian të dëbuar nga toka amerikane.
“Për çdo kolumbian të dëbuar, ne do të kthejmë një gringo”, shkroi 33-vjeçarja.