-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë për vjedhje monopatinash, i dënuar më parë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e pesë monopatinave në zona të ndryshme të kryeqytetit.  I arrestuari, A. B., ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje dhe është kapur pas një operacioni të koduar “Përsëritësi”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;

– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Vjedhjet e tij janë kryer gjatë ditëve të fundit, ndërsa vijon hetimi për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit