-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: McGonigal dhe takimet e fshehta të Ramës me Dumanin

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se Altin Dumani po bllokon vendosjen para drejtësisë së Edi Ramës për lidhjet dhe aferën me McGonigalin, ish-zyrtarin e lartë të FBI-së që u dënua në SHBA.

“֔Çështja McGonigal është madhore dhe mbahet peng nga Altin Lala dhe ta dijë mirë shqiptarët se Dumani është një ushtar i Imer Lalës me lidhje të vjetra me Imer Lalën, të cilin e ka ekzonoruar nga vrasja, deri këtu shkon. Tani ky ka marrë përsipër të hetojë një cështje që është e hetuar deri në palcë nga drejtësia amerikane, e hetuar, e dokumentuar, në të cilën prokurori amerikan ka urdhëruar dy vite më parë tërheqjen e komunikimit dixhital të Edi Ramës dhe ministrave të tij dhe ky kujton se do ta mbulojë me Altin Lalën.

Ndaj edhe ne do të bëjmë të gjithë përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare, le të marrë avokat Uluzi Manjën, që e ka ndërmjetës kryesor, takimet e fshehta me Dumanin i bën edhe vetë, por i bën edhe me Uluziun, ia sjell edhe Uluziu tek vila e diktatorit të dytë, etj me radhë, po, po, se kujton se nuk ka sy njerëzit me parë. Uluziu (Ulsi Manja) nuk mund ta mbrojë Ramën nga afera McGonigal, që ishte armik i egër i opozitës shqiptare dhe Donald Trump” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit