Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me pensionistët në Kurbin. Në takim Gjekmarkaj ka diskutuar mbi vështirësitë, problemet aktuale dhe mbështetjen për pensionistët përmes programit të Partisë Demokratike.
Ai nënvizoi që në 12 vite rilindja i ka përdorur pensionistët vetëm për vota, për mbajtjen e pushtetit dhe nuk i ka kthyer sytë tek shqetësimet reale.
“Është qeveria më e dështuar në raport me moshën e tretë të cilën kërkon ta gënjejë sërish me bonuse e gënjeshtra të kësaj natyre sërish për vota. Do të dështojë pasi kësaj here pensionistët kanë të gjithë argumentat e duhur për mashtrimet që u janë bërë nga rilindja. Një pensionistë në kushtet e kësaj keqqeverisje është gjithnjë dhe më i rrezikuar, jo vetëm që nuk siguron dot ushqimet bazë por as merr dot ilaçet për shëndetin. Rimbursimi shpesh herë i dyshimtë për cilësinë e barnave.
Nuk ka si rriten pensionet pasi paratë e taksapaguesve shqiptar shkojnë për inceneratorët që nuk ekzistojnë, shkojnë për pushtetarët e mbytur në luks, shkojnë për oborrtarë dhe oligark të Edi Ramës.
Ndaj të dashur pensionistë, në emër të ndryshimit dhe të PD, kërkojmë votën tuaj për ta bërë më të bukur të ardhmen, më të mirë jetesën dhe më të mirë Shqipërinë. Nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe kjo do të ndodhë në tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Ne e dijmë fort mirë se krahas lënies në harresë nga rilindja, ju po përballeni me pasojat e emigrimit, vetmisë së shkaktuar nga ky pushtet. Ju ftoj të komunikoni me të afërmit tuaj në emigrim që të regjistohen për zgjedhjet e 11 Majit. Burrnia juaj, djersa juaj, mundi juaj i shërbejnë një Shqipërie që sot ka kaq shumë nevojë për ne që jemi këtu dhe për mbarë shqiptarët në diasporë.”, tha Gjekmarkaj.