Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump. Urdhri prek qeverisjen qendrore, lokale, por mbi të gjitha sistemin e drejtësisë me SPAK-un në krye.
Avokati i njohur Arben Llangozi në një intervistë për “5Pyetjet.al” u shpreh se Donald Trump me këtë vendim ndaloi shpërdorimin e fondeve që sipas tij janë bërë jo vetëm nga SPAK-u, por edhe vettingu dhe institucione të tjera të drejtësisë së re dhe jo vetëm. Avokati dha dy raste konkrete, korrupsioni por edhe afera seksuale.
“OPDAT është larguar nga SPAK dhe Shqipëria që para katër ditësh në dijeninë time. Në një far forme është braktisur. Trump ka marrë 90 ditë kohë për ta rishikuar, por kjo nuk do të thotë se ky vendim do të jetë ashtu sikur ka qenë. Do të ketë patjetër ndryshime. Në këtë vendimmarrje ai ka konstatuar shkelje të rënda që më vonë do të kenë pasoja në Shqipëri dhe SHBA.
Fondet e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar në Shqipëri. Reforma në drejtësi, veç SPAK-ut, institucionet e tjera të vettingut do të cenohen dhe kjo do të thotë dështim për shtetin tonë si ka menaxhuar fondet dhe reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi ka sjellë vetëm kaos. Kemi qytetarët që rrinë mbi 10 vite në Shkodër për një datë gjykimi. Kemi edhe institucione të tjera të rëndësishme që janë pezulluar.
Kjo është për t’u çuditur se cfarë i intereson një qytetari amerikan se u arrestua Ilir Meta apo Ilir Beqja, që të investohen miliona dollarë dhe që të qëndrojnë institucion ndërkombëtar në institucion drejtësie kjo është skandaloze, sepse kjo ndikon tek vendimmarrja. Me pjesëmarrjen e OPDAT në vetting ka sjellë ndikim të jashtëzakonshëm negativ në drejtësinë shqiptare.
Keqpërdorimi i fondeve ka arritur deri në atë pikë sa në vettingun tonë të famshëm, një nga këto anëtarët që kanë qenë pjesë, vëzhguesit ndërkombëtarë është kapur në korrupsion nga SHIK-u duke i marrë një magjistrati 150 mijë euro. Është kjo dosje në SPAK, e pa hetuar dhe OPDAT ka ndikuar për të mos u hetuar. Këta ndërkombëtarë kishin arritur deri në atë pikë sa kryenin orgji në zyrat e institucionit të Shqipërisë dhe një nga punonjëset e vettingut kishte ngelur shtatzënë dhe ka lindur fëmijë.
Deri në këtë pikë kanë arritur këta ndërkombëtarë. Donald Trump ka prerë krahun e Sorosit në Shqipëri. Duhet të kemi prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm dhe jo të rrinë dosjet kapicë pa hetuar, ka Ogerta Manastirliu 4 vite në hetim dhe nuk ka asnjë konkluzion, kemi Olta Xhaçkën që është përfituese kryesore e disa pronave publike në konflikt të hapur interesi, kemi vendime të Kushtetueses që nuk i respekton qeveria jonë. Ne duhet ta duam vendin tonë dhe të mos presim shumë nga ndërkombëtarët se janë klane interesash ashtu sikur ka qenë Soros në Shqipëri” tha ai.
SHBA i pret fondet SPAK-ut dhe qeverisë: Po i rishikojmë (Lista e institucioneve)