-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e reshjeve në Durrës, Ministria e Mbrojtjes: Uji ka depërtuar në oborret e shtëpisë

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes njofton se për shkak të reshjeve të shiut janë shfaqur problematika në qytetin e Durrësit. Nga përmbytjet uji ka depërtuar në oborret e disa shtëpive në zonën e qujatur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish Këneta.

Ndërsa një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Gjithashtu ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.

Ndërkohë strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit