Policia spanjolle ka arrestuar tre shqiptarë të moshës 29 deri në 35 vjeç pasi dyshohen për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu edhe për vjedhje të energjisë elektrike.
Hetuesit e Gardës Civile të La Zubia zbuluan një qendër prodhimi dhe magazinimi të marijuanës. Ata filluan të monitorojnë shtëpinë dhe gjatë kontrollit në bondrum zbuluan një plantacion me 395 bimë kanabis sativa në proces tharjeje dhe 32 kilogramë marijuanë tashmë gati për shitje.
Tre shqiptarët janë dërguar në burgun e Albolote në pritje të masës së sigurisë.