Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Këlcyrë-Përmet, pranë Nënstacionit Elektrik, ku shoferi i një makine tip Opel humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Shoferi, një qytetar nga Shkodra, është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital.
Në vendngjarje janë të pranishëm forcat e policisë dhe zjarrfikësja, pasi mjeti ka implant gazi dhe ekziston rreziku për shpërthim. Ende nuk janë zbuluar shkaqet e aksidentit.