Ditën e sotme i jepet lamtumira Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ceremonia mortore nisi në orën 11:00 në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.
Ceremonia po drejtohet Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet në ceremoni mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.