-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Mbesa e Janullatosit: Shqipëria u bë atdheu i tij i dytë

Kryesoret

Mbesa e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, Roksani, mbajti një fjalë të shkurtër në ceremoninë mortore të xhaxhait të saj. Ajo u shpreh se Shqipëria u bë për Kryepeshkopin Anastas, atdheu i tij i dytë.

“Vëllezërit e mi, në emër të familje sonë do dëshiroja t’ju falënderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhain tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Ju e dini sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, të vendit që u bë atdheu i tij i dytë.

Vëllezërit e mi, ne të krishterët orotodoksë e dimë se perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në perëndi dhe perëndia qëndron në të. Kjo ishte jeta e Anastasit: Dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim, shpresë.

Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij i cili pati dashuri për perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend që dashuria nuk bën dallim ndërmjet racave, kombeve dhe shteteve. Krishti u ngjall vëllezërit e mi”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit