Mbrëmjen e sotme një 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës. Ai dyshohet se është lënduar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në Fushë-Mëzez.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.