-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA preu fondet/ Ambasada në Tiranë: Përjashtohen nga pezullimi programet që shpëtojnë jetë

Kryesoret

Ditën e djeshme qeveria shqiptare përmes ambasadës amerikane në Tiranë u njoftua për pezullimin e fondeve nga Uashingtoni pas vendimit të Presidentit të ri Donald Trump.

Pezullimi përfshinë një listë të gjatë të institucioneve nga qeveria qendrore, lokale, organizatat të shumta, por mbi të gjitha për drejtësinë e re dhe SPAK-un.

Sot ambasada në Tiranë njofton se sekretari i shtetit Marco Rubio lëshoi ​​​​një përjashtim nga pezullimi i fondeve për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë.

“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie.

Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi ​​​​një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë” shkruhet në njoftimin e dytë.

Por nuk dihet saktësisht nëse urdhri i dytë zhbllokon fondet për institucione, programe apo OJQ shqiptare.

SHBA i pret fondet SPAK-ut dhe qeverisë: Po i rishikojmë (Lista e institucioneve)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit