-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Grabisin gjithçka dhe mashtrojnë pa u lodhur

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në rrjetin e tij social ka publikuar fjalën e tij në Parlament.Vasili shprehet se rilindasit po grabisin gjithçka dhe po mashtrojnë pa u lodhur.

Ai thekson se ata po heqin paratë nga shëndetësia dhe po i hedhin tek rrugët që ti vjedhin. Deputeti nënvizon se tek Bypasi i Vlores, Rruga e Arberit, Qukes Qafe Plloçe, Porti i Durresit, Tuneli i Llogarase jane shpenzuar qindra milion euro dhe vazhdojne te gllaberojne te tjera miliona.

“Grabisin gjithshka dhe mashtrojne pa u lodhur!
Heqin parate nga shendetesia dhe i hedhin tek rruget qe ti vjedhin.
I heqin taksat per pronaret milionere te Hoteleve 4 dhe 5 yje dhe buxheti i shtetit humb qindra milion euro, ndersa po jeta grabitqare ju vinin taksa profesioneve te lira qe mezi mbijetojne.
I zgjasin afatin ligjit te investitoreve gjoja strategjike qe ti japin mundesi parave te korrupsionit qe te pastrohen duke perdorur lloj lloj personazhesh kliente te tyre dhe prestanome te pacipe.
Gjoja do bejne hekurudhe, qe kushton 77 milion euro kur kane marre 2.3 miliard euro borxhe dhe kane l vjedhur miliarda euro per 12 vjet rresht me koncesione e tendera dhe nuk kane perfunduar asgje dhe duke inauguruar rruge qe sapo hapen mbyllen.
Bypasi i Vlores, Rruga e Arberit, Qukes Qafe Plloçe, Porti i Durresit, Tuneli i Llogarase jane shpenzuar qindra milion euro dhe vazhdojne te gllaberojne te tjera miliona.
Shkurt horrlleku i rilindjes eshte sheshit dhe duhet ndeshkuar me te gjithe fuqine nga populli.”, shkruan Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit