-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takonin Metën, SPAK: Leja jepet nga Drejtoria e Burgjeve

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar për akuzat e Partisë së Lirisë pas ndalimit të takimit midis eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, me ish-presidentin Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë.

Sipas SPAK, vizitat e deputetëve në institucionet penale nuk kërkojnë autorizim nga Prokuroria, sipas ligjit nr. 81/2020, por janë në kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

SPAK gjithashtu njoftoi se nuk kishte asnjë kërkesë formale nga Dule dhe Beleri për të takuar ndonjë të paraburgosur deri në orën 15:15 të datës 31 janar 2025.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit.

Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur.

Blushi: Beleri dhe Dule u penguan të takojnë Metën në burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit