9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konservatorë britanikë në selinë e PD-së/ Berisha: Janë kundër narkoshtetit të Ramës

Kryesoret

Edhe pse i shpallur non grata nga Britania, kryetari i PD Sali Berisha shkruan se priti dje ne seline e PD, deputetët konservatorë britanikë Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe Pierre Plumeajau, këshilltar.

Temat e bisedes sipas selisë blu u perqendruan te “vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Rames dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve”.

Berisha sipas PD-së informoi deputetet britanike per përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe per shpopullimin drastik te vendit si dhe luften frontale per asgjesimin e opozites.

Berisha shprehet se “mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit