Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, Tiranë ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.
Fillimisht u raportua si plagosje nga një person që kishte qëlluar nga jashtë shtëpisë dhe ishte larguar me një makinë të zezë, por pas hetimeve të para rezultoi e kundërta. Gjithçka ka nisur nga një konflikt në familje.
Nëna e 15-vjeçarit ka treguar para grupit hetimor se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj. Xhaxhai që qëlloi nipin aksidentalisht Nazmi Pëllumi është shpallur në kërkim.
Binjaku i autorit, Florian Pëllumbi u arrestua pasi në shtëpi iu gjet kokainë. I plagosuri ka tre plumba. Adoleshenti ndodhet në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.
Zbardhet plagosja në Tiranë/ Sherr mes binjakëve, plumbat kapin nipin