-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Mashtrojnë nxënësit për të vizituar Kopshtin Zoologjik dhe i fusin me detyrim për të parë Ramën

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në rrjetin social facebook ka postuar një denoncim.

Berisha ka publikuar denoncimin, ku nxënësit e shkollave në Shkodër janë nisur për të vizituar Tiranën dhe Kopshtin Zoologjik dhe me detyrim kanë shkuar në takimin e Edi Ramës. Ai dënon me forcë aktin e shëmtuar.

“I mashtrojnë për ekskursion për të parë Kopshtin Zoologjik dhe i fusin me detyrim për të parë Edi Ramën! Turp!
Të dashur miq, nxënësve të shkollave në Shkodër u është thënë se me urdhër të ministrisë sot do të niseshin herët për të vizituar Tiranën dhe Kopshtin Zoologjik të kryeqytetit, por i kanë futur me detyrim në Pallatin e Kongreseve në takimin e Edi Ramës.
Të gjetur para këtij mashtrimi banal shumë nxënës kanë ikur nga takimi dhe kanë humbur lidhjet me organizatorët, gjë që ka kriuar shqetësime serioze tek familjarët. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar.
Lexoni më posht denoncimin e prindit dixhital.
Pershendetje dr. Jam prind femije po ju informoj se sot nxenesit te shkolles Hamdi Bushati te Shkodres por edhe shkolkave te tjera jane nis sot per ne Tirane me destination per ekskursion dhe vizite ne kopshtin Zologjik dhe kane perfunduar ne Palkat te Kongreseve ne takimin e Edi rames me te rinjte e Ps.Ne rradhe te pare siguria e fmive qe s’kane dashte me ndej ne miting kane ik prej aty dhe shetisin te lire pa kontroll, mandej shkelja e te drejtes se tyne dhe imponimi me u perfshi ne takimet politike.Nuk e di nese mund te interesoheni ju me gjate se jane shume prej prindve qe Jan revoltu me ket mashtrin.
flm”, shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit