Partia Demokratike denoncoi sot Erez Tolën, sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, të cilin ministrja Ogerta Manastirliu po e mbron “me thonj” për ta shpëtuar nga largimi prej institucionit sikur ka kërkuar KLSH që e ka kapur në disa shkelje të rënda.
Erzen Tola, postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e ushtron nga muaji Tetor i vitit 2022 dhe ne vijim.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dhënë masën disiplinore largim nga shërbimi civil të Sekretarit të Përgjithshëm së MARS, Erzen Tola si pasojë e shkeljeve të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij.
Por çfarë gjetjesh ka evidentuar KLSH që i kërkoi ministres largimin e tij nga detyra?
Sipas raportit, Tola është kapur në disa raste abuzimi që i kanë shkaktuar dëme të shumta institucionit dhe jo vetëm.
Ai akuzohet nga KLSH për moskryerjen e detyrave që i takon ligji në kohë dhe inicim me vonesë ose fare të proceseve gjyqësore për kthimin e lekëve të marra nga përfituesit e Fondit të Ekselencës në Buxhetin e shtetit në shkelje të detyrimeve kontraktuale, etj. Në vazhdim raportin e KLSH-së kundër tij dhe denoncimet do i trajtojmë me shumë hollësi.
Denoncimi i fortë i PD-së: Shkeljet e rënda të Erzen Tolës, KLSH kërkon largimin por Ogerta e mbron