Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku ata ngacmonin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.
Gjatë operacionit “Location 1”, ata u kapën në flagrancë në një ambient të përshtatur si call-center, duke përgatitur mënyra për të rimarrë paratë që viktimat kishin humbur më parë.
Ky është një tjetër operacion pas atij të zhvilluar dy ditë më parë, ku policia goditi një call center me aktivitet të ngjashëm. Tashmë, materialet janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.









