-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj diasporës në Itali: Vota juaj, themelore për ndryshimin dhe rrotacionin

Kryesoret

Agron Gjekmarkaj, një deputet i Partisë Demokratike (PD), ka mbajtur një fjalim të fuqishëm përpara emigrantëve shqiptarë në Cremona të Lombardisë, Itali, duke i bërë thirrje atyre që të bashkohen dhe të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi rëndësinë e votës së diasporës për ndryshimin politik në Shqipëri dhe për largimin e qeverisë aktuale, e cila e akuzon për korrupsion dhe vjedhje zgjedhjesh.

Gjekmarkaj: Një takim madhështor në Cremona të Lombardisë në Itali me vëllezër e motra shqiptarë , së bashku me kolegun Saimir Koreshi, me Koordinatorin e PD për Italinë z Bardhok Doda, me Kryetarin e PD se Kremones z Nezir Dema, me Kryetarin PD së Brescias, me znj Lindita Bimi koordinatore e LDG për Italinë dhe z Dritan Beqiri Kryetar i PD Viterbo!

Diaspora gjithmonë i është gjendur atdheut të vet Shqipërisë sa here i është dashur !

Dikur shqiptaret ata të Stambollit bënin shoqata e libra shqip, ata të Bukureshtit mblidhnin buxhetin e Rilindjes kombëtare e financonin Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin!

Ata të Vatres me Faik Konicen e Fan Nolin mbronin interesat kombëtarë në Londër e Versajë pa harruar arbëreshet model i qendrës identitare! Përsëri sot Shqipëria ka nevoje për ju qe të mos zvogëlohet, të mos shkretohet!

Angazhimi juaj, regjistrimi juaj për të votuar mbetet themelor për ndryshimin dhe rrotacionin!

Jetoni këtu po mendja dhe zemra ju kthen atje shpesh here gjate ditës e javës, te njerëzit tuaj te dashur, te fshati a qyteti, te shtëpia e kujtimet!

Shqiptaret kudo qe janë duhet te bashkohen për fitoren e PD ! Fryma e fitores ndihet kudo!

Kanë ikur shqiptaret dhe ka mbetur qeveria! Tani është koha te bashkohen shqiptaret dhe te ike qeveria e korruptuar ajo vjedh zgjedhjet ajo, qe korrupsionin e ka adn!

PD ka një plan ka një projekt, ka një program për ti kthyer dinjitetin individit e shtetit, dinjitetin ligjit e kushtetutës! Pensione e rroga evropiane! Investime europiane! Lufte lufte lufte me krimin e korrupsionin!

Tani është koha që Edi Rama të bëje rrobaqepësin siç ka premtuar dikur se mbase është më i dobishëm sesa si Kryeministër!

PD dhe Sali Berisha kërkojnë votën tuaj masive qe ju te keni mundësi te zgjidhni, te jetoni këtu apo te ktheheni atje, e ne çdo rast te keni nje shtet qe ju shërben kudo qe jeni, qe ju mirëpret dhe ju trajton me respekt!

Ju jeni njerëz te lire, patronazhistet nuk ju ndikojnë nuk mund t’ju shantazhojne me lirinë tuaj jeni ju qe mund ti shërbeni lirisë se Shqipërisë , jeni ju qe mund te shantazhoni me fuqi morale e vote shantazhuesit e demokracisë, shoqërisë e dinjitetit kombëtar !Fitore Fitore Fitore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit