Policia në Vlorë ka njoftuar se një 57-vjeçar, identiteti i të cilit është V. Sh., është raportuar i zhdukur nga banesa e tij.
Vëllai i tij, F. Sh., ka paraqitur një kallëzim në komisariat, duke bërë të ditur se ka humbur kontaktet me të. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe, dhe autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e tij.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të humbjes së tij.