-sidi education-spot_img
19.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Kosovë/ Shembet një banesë në Jabllanicë, tre fëmijë humbin jetën

Kryesoret

Në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës, tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar. Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, kur një pjesë e objektit ka rënë mbi tre fëmijët, dy prej të cilëve ishin 15 vjeçarë dhe një 14 vjeçar.

Pavarësisht përpjekjeve të fshatarëve për t’i shpëtuar, ekipet e emergjencës nuk kanë arritur të shpëtojnë fëmijët, dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre në vendngjarje. Policia dhe autoritetet shtetërore janë angazhuar në hetime për të zbuluar shkaqet e shembjes së objektit, ndërkohë që prokurori i shtetit është informuar për rastin dhe po koordinon veprimet hetimore.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka lënë pas një dhimbje të thellë për familjet e viktimave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit