Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha me anë të një postimi shprehet se të përndjekurit politikë janë simbol i vuajtjeve, qëndresës dhe rezistencës së shoqrisë, gjatë diktaturës së egër komuniste.
Basha nënvizon se të përndjekurit politikë përfaqësojnë një trashëgimi të paharrueshme duke shlyer borxhin moral dhe material që shoqëria ka ndaj kësaj shtrese. Ai thekson se ata janë virtyti i një reflektimi të thellë mbi gabimet dhe vonesat e këtyre 34-viteve.
“Programi i Demokratëve Euroatlantikë për të përndjekurit politikë, është fryt i një reflektimi të thellë mbi gabimet dhe vonesat e këtyre 34 viteve, që kanë krijuar një hendek të turpshëm mes fjalëve dhe veprave, duke lënë në harresë të qëllimtë të përndjekurit dhe pasardhësit e tyre.
Ne kërkojmë mbështetjen tuaj më 11 maj, për të realizuar:
Statusin e të përndjekurit politik me të njëjtin trajtim ekonomik me ish-ushtarakët;
Ligjin e plotë për Lustracionin mbi pastërtinë e figurës të çdo funksionari publik;
Dëmshpërblim të plotë ndaj të përndjekurve brenda mandatit të parë;
Subvencionim të të përndjekurve politikë për shërbimet shëndetësore për moshën e tretë;
Kthimi i pronave të konfiskuara, aty ku është e mundur, ose dëmshpërblim me vlerën e tregut;
Krijimi i Muzeut Kombëtar të Kujtesës për krimet e diktaturës komuniste.
Këto hapa do t’i hedhim së bashku, për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj të persekutuarve që, në dekadat më të errëta për vendin tonë, sakrifikuan gjithçka për lirinë.
Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.