Avokati i njohur në trojet shqiptare Tomë Gashi i është përgjigjur të dërguarit për misione të posaçme të Presidentit Trump, Richard Grenell i cili ditën e sotme sulmoi direkt dhe ashpër Albin Kurtin. Gjithçka vjen 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë.
Grenell u tha qytetarëve të Kosovës se Albin Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në. Jo vetëm kaq, por Grenell deklaroi se e gjithë bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurtit.
Richard Grenell sulmon ashpër Kurtin: Mos u mashtroni nga Albini
“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.
Por Tomë Gashi shkruan se “une i “besoi” Grenellit posaqerisht nese i merr 100.000 euro ne muaj nga Serbia e kriminelit Vuqic”. Tomë Gashi evidenton edhe faktin që Richard Grenell është i dekoruar nga Presidenti serb Vuçiç.