Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Itali. Gjekmarkaj shprehet se të gjithë ishim me dëshirë për të kontribuar për ndryshimin si akt dashurie dhe përgjegjësie ndaj vendit.
Ai nënvizon që emigrantët dua të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vte dhe të afërmit e tyre në atdhe.
“Pasardhës të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Prek Calit, Llesh Marashit e shumë të tjerve patriotë shqiptarë që luftuan e u sakrifikuan për vlera e virtyte, për patriotizëm, e mbi të gjitha, për Shqipërinë që nuk mund të pranojnë që vendi, të shkretohet, që populli i saj të jetë i gjithi disaporë nga qeverisja e keqe socialiste dhe shefi i saj kaq i akuzuar Edi Rama, që prindërit e tyre të zhyten në mjerimin e pensioneve të vjedhura nga skandalet e shumta!
Ndonëse procedurat e regjistrimit në KQZ janë shndërruar në kalvar e refuzime pa shkak, duke patur të gjithë dokumentet në rregull secili prej tyre shprehu gadishmëri për të insistuar dhe votuar PD!
Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore”, shpreh Gjekmarkaj.