Ditën e sotme u arrestua një 42-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 42-vjeçari Roy Garin me kombësi izraelite dhe kandaze u arrestua në Tiranë, pasi akuzohej në Gjermani për mashtrim të përssritur.
Gjykata e Bambergut në Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për 42-vjeçarin me akuzën për mashtrim të kryer në mënyrë të përsëritur. Sipas Kodit Penal të Gjermanisë parashikohet dënim deri në 15 vjet burgim.
Ndërkohë Interpol Tirana së bashku me homologët po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit në Gjermani.