Një 40-vjeçar është plagosur me thikë në qendër të qytetit të Korçës dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në reanimacion.
Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorit, i cili ende nuk është identifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur shtetasi E. Sh. kërkoi ndihmë mjekësore për lëndimet e shkaktuara nga një mjet prerës.
Grupi hetimor është angazhuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.