-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eurostat: Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Kryesoret

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas Eurostat. E njëjta pagë sot i ka kaluar 400 euro, kur konvertohet në monedhën e përbashkët, për shkak të zhvlerësimit të euros në vend, ndonëse për pagamarrësit ajo ka mbetur e pandryshuar.

Edhe pas rivlerësimit, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon. Më e lartë pagesa minimale është në Mal të Zi (670 euro) dhe në Serbi (618 euro). Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e Eurostat janë deri në 6 mujorin e dytë 2021, por statistikat kombëtare referojnë se paga minimale bruto është 33.3 mijë denarë, ose 540 euro. Në Bosnjë, paga minimale është 510 euro/muaj.

Eurostat publikon dhe treguesin tjetër, atë të pagës minimale në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS), pra pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve. Kjo bëhet duke përdorur të dhënat më të fundit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) të disponueshme, viti referues 2023, për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Ky rregullim redukton diferencat midis vendeve, shpjegon Eurostat.

Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në BE, fuqia blerëse është e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë (shih grafikun e Eurostat, më poshtë). Madje paga minimale sipas fuqisë blerëse është dhe më e ulët se e Maqedonisë së Veriut, ndonëse kjo e fundit është me të dhënat e vitit 2021, kur paga ishte 360 euro.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit