Kina ka njoftuar se do të dërgojë një robot fluturues në polin jugor të Hënës në vitin 2026, në kuadër të misionit Chang’e-7, për të kërkuar ujë të ngrirë.
Ky mision është një pjesë e programit të ambicioz hapësinor të Kinës, që synon të çojë vendin një hap përpara në eksplorimin e Hënës dhe të mundësojë një ekspeditë me astronautë brenda pesë viteve.
Gjetja e ujit në Hënë do të ndihmojë për zhvillimin e bazave kërkimore dhe mund të ulë kostot e misioneve hënore, duke hapur mundësinë për një jetë përtej Tokës.