-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzimi i avionit në Kazakistan me 38 viktima, raporti: U shkaktua nga objekte të huaja

Kryesoret

Më 25 dhjetor u rrëzua fluturimi 8243 i Azerbajxhanit Airlinies nga një raketë nga një sistem rus Pantsir-S1. Si pasojë e rrëzimit humbën jetë 38 persona dhe u plagosën 29 të tjerë.

Rrëzimi ishte rezultat i drejtpërdrejtë i dëmtimit të sistemeve kryesore të fluturimit të shkaaktuar nga objekte të huaja, tregoi një raport zyrtar paarprak i publikuar të martën nga qeveria e Azerbajxhanit.

Raporti detajon se Ministria e Transportit e Kazakistanit ka gjetur “dëmtime të shumta nga brenda” në trupin e avionit, pjesën e bishtit dhe pjesën e pasme të aeroplanit, duke përfshirë stabilizuesit e tij.

Për më tepër, hetuesit gjetën mbeturina metalike të paidentifikuara që shkaktuan dëmtime në sistemet hidraulike të avionit pas “dy zhurmave të jashtme”.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, avioni u përpoq pa sukses të ulet në Grozny dy herë, dhe më pas kapiteni vendosi të kthehej në Baku. Pas këtij vendimi, CVR regjistroi dy zhurma të jashtme, të ndodhura me një interval prej 24 sekondash, mbi Grozny”, thuhet në raport.

Ndërkohë do të kryhen teste të mëtejshme për të përcaktuar burimin e objekteve të huaja, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit