Në Tiranë u arrestua një 27-vjeçar i cili shiste monopati dhe biçikleta elektrike të vjedhura.
27-vjeçari me iniciale N.X., vidhte monopati dhe biçikleta elektrike dhe i shiste në dyqanin e tij në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dyqanin e tij policia gjeti dhe sekuestroi 74 monopatina, 3 patian elektrike dhe 3 biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura. 27-vjeçari akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.
Ndërkohë po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autori/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësa veprimtarie kriminale. Ndërsa materialet i kaluan Prkurorisë për vperime të mëtejshme.