Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit. Ai është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Lulzim Vashës, postierit në Tiranë.
Lulzim Vasha u gjet pa shenja jete brenda një makine në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner. Ai punonte si postier në një poste private dhe është qëlluar me silenciator në momentin që po ikte në punë.
Nga kontrollet që forca RENEA ushtroi në banesë nuk u gjet asnjë gjurmë e Evis Lamit.
Sipas këqyrjes së sistemit TIMS, dyshohet se Lami ndodhet në Shqipëri. Gjithashtu dyshohet se dhe mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë duke shmangur kontrollin në kufi dhe më pas të jetë larguar në destinacione të tjera.