Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar i cili ka vjedhur me dhunë në rrugë çantën e një 40-vjeçari. 30-vjeçari Mevlud Hasa banues në fshatin Fermë Çlirim ka vjedhur çantën në lagjen “16 prilli”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua panta me para dhe me sende personale.Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.