Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 19:50 në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.