Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në fshatin Tregan, afër qendrës së Njësisë Administrative Tregan, në Elbasan. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një këmbësor, të cilin ka lënë të plagosur rëndë.
I plagosuri, një 55-vjeçar nga fshati Kyçyk, ka pësuar fraktura të rënda dhe është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.
Drejtuesi i automjetit, sipas informacioneve paraprake, është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e aksidentit.