Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit në qarkun e Korçës, ku një polic ka mbetur i vdekur e tjeri i plagosur, teksa kishin shkuar për të arrestuar Violand Braçellari pasi ky i fundit ishte në kërkim për kultivim kanabisi.
Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv Enea Mekolli, ndërsa polici i plagosur është Edison Adri.
Ndërkohë efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.









