-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit të Seattle në SHBA

Kryesoret

Në aeroportin Seattle-Tacoma në SHBA ka ndodhur një përplasje midis dy aeroplanëve duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh. Incidenti ndodhi kur një aeroplan i Japan Airlines, gjatë lëvizjes në pistë, preku me bisht një aeroplan të Delta Airlines, i cili ishte i parkuar.

Menjëherë në vendngjarje arritën shërbimet përkatëse, të cilat konfirmuan se nuk ka pasur të lënduar dhe kryen evakuimin e pasagjerëve që ndodheshin në avionin e kompanisë japoneze. Si pasojë e këtij incidenti, mbi 100 fluturime u shtynë, ndërsa 21 u anuluan.

Përveç përplasjes së aeroplanëve, pasagjerët në aeroportin Seattle-Tacoma po përballen edhe me reshje të dendura dëbore, të cilat çuan në anulimin e 100 fluturimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit