-sidi education-spot_img
29.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ksamil/ Kapet Vis Korçari pas ndjekjes, përplasi dy makina policie gjatë tentativës për arratisje

Kryesoret

Elvis Çaushllari, 34 vjeç nga Elbasani, është ndaluar mbrëmjen e djeshme në Ksamil, pas një operacioni të përbashkët të forcave policore të Tiranës dhe Sarandës.

Sipas informacioneve, forcat operacionale e kishin lokalizuar më herët dhe kishin organizuar ndërhyrjen në bashkëpunim me policinë vendore dhe agjentë civilë. Gjatë momentit të ndërhyrjes, ai ka tentuar të largohet duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke përplasur dy automjete të policisë, përpara se të largohej nga vendngjarja.

Menjëherë pas kësaj është organizuar ndjekja nga forcat e rendit, përfshirë edhe njësi të FNSH, dhe pas rreth 30 minutash ai është lokalizuar dhe kapur pranë aksit Ksamil–Butrint, në afërsi të një biznesi privat.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe automjeti që ai përdorte, i cili rezulton në emër të një familjari të tij.

Sipas burimeve, ndalimi i tij dyshohet të lidhet me një vendim të GJKKO, por autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi arsyet konkrete të arrestimit.

Çaushllari njihet më herët për precedentë penalë dhe përfshirje në hetime të mëparshme të SPAK, përfshirë edhe operacionin “Plumbi i Artë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit