Sulmi në Suedi në një shkollë klu u vraë 11 persona ka tronditur qytetin. Sipas BBC, 11 persona kanë humbur jetën mes tyre edhe sulmuesi dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën. Policia suedeze ka nisur hetimet e motivit të të shtënave, si dhe detajet rreth personit të armatosur.
I dyshuari, i quajtur në raportet si një vendas 35-vjeçar Rickard Andersson, u raportua se ishte një ish-nxënës i shkollës në Orebo, një qytet 157 km (98 milje) në perëndim të Stokholmit, ku ndodhi sulmi të martën.
Policia e Orebro tha se kishte identifikuar të dyshuarin, por “nuk do ta publikonte ende emrin e tij, për shkak të hetimeve”. Ata nuk kanë thënë se si vdiq, por treguan të mërkurën se me shumë gjasa kishte vrarë veten pas një shkëmbimi zjarri me policinë.
Gazeta suedeze Aftonbladet raportoi se i dyshuari ishte regjistruar më parë në shkollë, por nuk kishte ndjekur mësimet që nga viti 2021.
Shefi i policisë lokale Z. Forest mbrojti gjithashtu vonesën e autoriteteve në nxjerrjen e informacionit të saktë për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve. Ai tha se madhësia e ambienteve të shkollës kishte çuar në vonesa për t’u siguruar që nuk kishte më viktima.
Policia tha se po përdorte gjurmët e gishtërinjve, të dhënat dentare dhe ADN-në për të identifikuar viktimat – krahas intervistave me anëtarët e familjes.