Gardiani i burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë, Hidër Çali, është arrestuar pasi tentoi të fuste 22 celularë dhe lëndë narkotike në qelitë e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Sipas hetimeve, Çali ka hedhur një qese me rreth 6 kg sende të ndaluara në tarracën e burgut me synimin për t’i futur më pas në brendësi të regjimit të burgut. Në paketat e sekuestruara u gjetën 22 celularë me aksesorët përkatës, 3 doza kokainë dhe 30 koka përshtatëse karikues.
Çali është arrestuar në flagrancë dhe po hetohet për futjen e sendeve të ndaluara dhe trafikimin e lëndëve narkotike.