Protestat qytetare që prej 15 ditësh po zhvillohen në Tiranë kundër projekteve të investimeve strategjike, ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura dhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, kanë tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore nga CNN, Reuters deri tek ajo gjermane ZDF.
Media gjermane ZDF specifikon se protestat po intensifikohen në Shqipëri, ku të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën përsëri para zyrës së Kreyministrit Edi Rama.
Ndërkohë më herët eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev, i cili ndodhet në Shqipëriu ka thënë se Parlamenti Europian po ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri, ndërsa theksoi se vendi ka bërë progres në rrugën drejt integrimit europian.










