-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Mijëra qytetarë bojkotojnë Ramën, eurodeputeti bullgar: PE po ndjek situatën, ne s’po ndërhyjmë!

Kryesoret

Tashmë që prej 15 ditësh mijëra qytetarë kanë dalë në shesh duke protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protesta masive kanë tërhequr vemendjen jo vetëm të mediave ndërkombëtare por edhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve të huaja.

Lidhur me këto zhvillime ka folur eurodeputeti bullgar, Andrey Kovatchev, i cili ndodhet në Shqipëri së bashku me një delegacion nga Parlamenti Bullgar.

“Ne po monitorojmë shumë nga afër çdo zhvillim. Kjo sigurisht i takon klasës politike në Shqipëri që ta zgjidhë dhe të ndjekë të gjitha standardet, veçanërisht ato ekologjike, me të gjitha investimet që duhen bërë. Ne nuk po ndërhyjmë në këtë pjesë, por sigurisht që do të ketë një tekst në raport-progresin që lidhet me përmbushjen e të gjitha ligjeve dhe standardeve që kanë të bëjnë me ekologjinë, por edhe me zhvillimin rajonal dhe turizmin”, tha Kovatchev.

Ndër të tjera Kovatchev deklaroi se Parlamenti Europian po ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri, ndërsa theksoi se vendi ka bërë progres në rrugën drejt integrimit europian.

‘Shqipëria nuk shitet’/ Protestuesit sot në ditën e 15 të revoltës: Rama jepe dorëheqjen!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit