-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nga Spanja: Pretendojmë Kupën e Botës në mikpritje

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp nga Spanja, foli për planin e Shqipërisë për të qenë mikpritëse e ngjarjeve të mëdha në vitin 2027, përfshirë Kongresin Botëror të Ligjit, samitin e NATO-s dhe finale të kampionatit evropian për të rinjtë në futboll.

Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për të treguar një mikpritje të shkëlqyer dhe për të zhvilluar institucione të forta, ndërsa theksoi se vendi është i gatshëm të sfidojë të shkuarën dhe të bëhet një vend i besueshëm për të ardhmen.

“Është një privilegj për mua dhe miqtë e mi që të dëshmoj në një moment kaq të bukur ku jemi pritur nga mbreti dhe u mirëpritëm nga bordi i shoqatës botërore të juristëve. Na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe për ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë.

Fakti që Shqipëria do të mirëpresë kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Ky është një sinjal i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar mjaft e vështirë. Por përmes aleancave të duhura dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë edhe të shkuarën më të keqe, kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe për të garantuar që shteti i së drejtës të mos jetë një fjalë në kushtetutën tonë, por një mënyrë jetese.

Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer. Do bëjmë gjithçka që të mposhtim mikëpritjen e Republikës Domenikane dhe të cdo republike.

Ne mund të jemi prapa në shumë gjera, por pretendojmë kupën e botës në mikpritje. Ne jemi të pamohueshëm në mikpritje. Të gjithë kanë një ftesë për të ardhur në shpi, me premtimin që do të kthehen sërish në Shqipëri.

Ne duam të tregojmë që jemi mikpritës për këdo.

Në 2027 ne do të mikpresim një seri evenimentesh që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme. Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s, e finaleve Evropiane nën moshën 21 vjec në futboll. Këto janë gjera që po na ndodhin falë punës që po bëjmë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit