-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHRF Durrës mblidhet për Asamblenë e Zakonshme, Duka: Inkurajoj kontributin për futbollin

Kryesoret

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës mbajti Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, ku morën pjesë 25 anëtarë dhe 35 delegatë për të diskutuar aktivitetet e vitit 2024 dhe për të miratuar buxhetin për 2025.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, lavdëroi angazhimin e SHRF Durrës dhe inkurajoi anëtarët që të kontribuojnë në zhvillimin e futbollit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkinë e Durrësit dhe Federatën për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e numrit të fëmijëve në futboll.

Aktivitetet e zhvilluara në vitin 2024 në këtë Shoqatë Rajonale janë vërtetë të kënaqshme. Janë regjistruar 2300 futbollistë nga Shoqata Rajonale Durrës, në një kohë kur vërtetë është e vështirë për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse ka një lloj eksodi, ndërsa e dyta sepse infrastruktura nuk është në nivelin e kënaqshëm apo atë që dëshironi ju.

Dhe pikërisht për këtë unë ju ftoj edhe drejtimin e Shoqatës, pa dyshim edhe me kontributin e Federatës dhe tuajin që të bëni më shumë në bashkëpunim me drejtimin vendor në Durrës, të paktën për t’ju vënë në dispozicion ambientet. Dhe financimin e ambienteve ta bëjmë bashkarisht, Federata e Futbollit, Shoqata dhe Bashkia Durrës. Futbolli shqiptar ka njohur vërtetë zhvillime vitet e fundit. Por këto zhvillime janë thjesht meritë e futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve të klubeve në të gjithë Shqipërinë. Një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim ka edhe Shoqata Rajonale Durrës.

Do të doja të falënderoja kryetarin e Shoqatës, Mikel Furxhi, për kontributin e përjetshëm në futbollin shqiptar. Si futbollist, trajner dhe si drejtues i kësaj shoqate prej shumë vitesh. Faleminderit dhe të tjerëve dhe i inkurajoj që të punojnë më shumë për vitin e ardhshëm. Ju ftoj që të vazhdoni dhe të kontribuoni në futbollin shqiptar.

Të punojmë të gjithë bashkë për të pasur më shumë fëmijë në futboll. Ky është objektivi ynë kryesor. Nëse ne do të shohim numrat në të gjithë rajonin e Durrësit, pothuajse 120 futbollistë janë profesionistë. Ndërsa të tjerët janë futbollistë të Akademive dhe shoqatave, të kampionateve rajonale. Ju jeni një forcë e madhe për zhvillimin e futbollit. Ky do të jetë fokusi ynë, por na duhet bashkëpunim.

Kam shumë besim te ju, te Shoqata. Me mbështetjen e pakursyer të Federatës, ne do të kemi një të ardhme më të mirë. Më shumë rezultate dhe më shumë aktivitete rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivitetet ndërkombëtare të zhvilluara sot në Shqipëri janë vërtetë një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit.

Ne promovojmë lojën tonë dhe i japim arsye më shumë fëmijëve që të na bashkohen. I uroj punime të mbara Asamblesë. Ju riftoj që të vazhdoni dhe të kontribuoni për zhvillimin e futbollit në qytetin e Durrësit dhe Shqipërisë me të njëjtin përkushtim siç keni bërë deri më sot. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë. Bashkë do ta çojmë përpara futbollin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit