Një 15-vjeçar është plagosur me mjet prerës në shpatull pas një konflikti me një bashkëmoshatar në Sarandë.
I dëmtuari u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia arriti të identifikojë dhe shoqërojë autorin e dyshuar, një 12-vjeçar, i cili u dërgua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Gjatë hetimeve, u sekuestrua mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.