Sali Berisha e nisi fjalën e tij duke falënderuar protestuesit dhe opozitarët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Sali Berisha: E nis fjalën time me një përulje, falënderim dhe përgëzimet e mia për të gjithë ju, demokratët dhe opozitarët. Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak, vetëm një vit më parë. Në Shkurtin e kaluar.
Ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin me kushtetutën dhe unë fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv. I burgosur politik, por në atë protestë ne hodhëm themelet.
Në atë protestë ne u dështuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si Feniksi dhe ata që menduan se do të na mposhtin ne dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam. Ne mbrojmë kauzë të drejtë.