Analisti Blerim Latifi ka komentuar Exit Poll-et e prezantuara pas mbylljes së votimeve duke deklaruar se ky rezultat nuk ia ka përmbushur pritjet asnjërës parti.
Exit Poll-i nxori LVV-në me 37 %, PDK-në me 23 %, LDK-në me 20 % AAK-NISMA-n me 8%. “Ky rezultat tregon që populli nuk ia ka përmbushur pritjet asnjërës prej partive sepse Vetëvendosja ka pasë një qëllim arrogant, të madh që ta tejkalojë rezultatin e para katër vjetëve. Është pritur se nuk do ta arrijë, megjithatë edhe ky rezultat prej 37% është i konsiderueshëm”, tha Latifi.
Ai tha se PDK ka arritur të rikthejë votën tradicionale të cilën e ka pasur prej ditës kur është themeluar, ndërsa për LDK-në tha se arriti ta rikupërojë votën e saj, por jo plotësisht.