Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua sot rreth orës 14:00 dhe u dërgua në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Gjithashtu janë vënë edhe masa sigurie ndaj 5 biznesmenëve dhe bahskëshortja e tij Ajola Xoxa është caktuar në masën “arrest në shtëpi.
Ndërsa biznesmeni Elman Abule administrator i Rametal SHPK është caktuar në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhe akuzoeht për veprën penale “pastrim parash”.
“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;’, njofton SPAK.