Ditën e dielë u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Vetëm pak minuta më parë ka mbaruar numërimi i votave në Prishtinë ku sipas rezultateve, partia e parë rezulton Lëvizja Vetëvendosje me 54.696 vota apo 46.91 %.
Ndërsa në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.889 vota apo 25.63 %, dhe e treta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.326 vota apo 18.29 %.
Në vendin e katërt renditet AAK me 7.46%, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.