-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prerje 500-çe Euro/ SPAK: Hapëm kasafortën e Ajola Xoxës, 869 mijë Euro në bankë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka listuar të gjitha akuzat kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që u arrestua ditën e sotme në bashki. Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa duhet të përballet me masën e sigurisë arrest shtëpie, 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha detyrim paraqitjeje. Arrest me burg është caktuar për Elman Abule, përfaqësues i RAMETAL (ish “METALFORM”), masë që ende nuk është ekzekutuar.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë” njofton SPAK.

Arrestimi i Veliajt, SPAK zbardh skemën korruptive në Bashkinë Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit